Përbërësit:
125gr gjalpë, ½ gota sheqer pluhur, 2 vanilje, 1 lugë të gjellës Levore limoni ne rende, 2 lugë të gjellës lëng limoni, 3 gota miell.
Përmbi:
3 lugë të gjellës pluhur sheqer.
Përgatitja:
Në një pjatë të thellë e vendosni gjalpin, lëvorën e limonit, lëngun e limonit, vaniljën dhe sheqerin.
E përziejmë mirë glazurën, dalë nga dalë ia shtojmë miellin dhe e përziejmë me shpatull.
Nëse keni kohë glazurën e vendosni në frigorifer për pritje rreth 1 orë, nesë jo atëher nga glazura filloni të formoni gurabija të vogla.
Gurabijat e formuara i vendosni në letrën e pjekjës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për 15 minuta.
Pas pjekjës përmbi gurabijave i hidhni sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.