Perbersit:
250 gr gjalpë
75 gr sheqer pluhur
Arra të shypura
miell sa duhet
Pergatitja:
Rrihet në një tas gjalpi i zbutur bashkë me sheqerin derisa të bëhen si krem i bardhë.
Shtohet mielli pak e nga pak dhe punohet bashkë derisa të bëhet një brumë që të mos ngjitet në dorë.
Në fund shtohen arrat e shtypura, përzihen, hapet petë dhe pritet në forma të ndryshme.
Kurabiet vendosen në tavë, mbi letrën e pjekjes, futen në furrën e ngrohur më parë në 175 gradë dhe piqen për 10 minuta.
Sapo nxirren nga furra hidhen në një pjatë me sheqer pluhur, lyhen me të dhe lihen të ftohen.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.