Perbersit:
110 gr gjalpë
110 gr miell
110 gr sheqer
220 ml ujë
arra të grimcuara.
Pergatitja:
Sheqerin dhe ujin lërini mënjanë.
Në një tenxhere shkrijeni gjalpën dhe në momentin kur të shfaqen fluska shtoni miellin.
Miellin trazojeni me lugë druri për 10 minuta, derisa të marrë ngjyrë të kuqrremtë.
Njëkohësisht vlojeni ujin bashkë me sheqerin.
Miellin e fërguar lëreni mënjanë.
Në dorën e majtë mbajeni kapakun e tenxheres, ndërsa në të djathën shurupin e zier.
Shurupin hidhjani miellit të fërguar dhe tenxheren mbulojeni menjëherë me kapak. Pas disa sekondash, kur të jetë “qetësuar” mielli, trazojeni shpejt me lugën e drurit.
Hallva e zier mirë, në momentin që merret me lugë, duhet të shqitet lehtas nga ajo.
Për zbukurimin e hallvës, përdorni arra të bluara.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.