Përbërësit për 6 veta:
200 gr sheqer
300 gr irmik (miell gruri më i trashë dhe më i fortë se mielli i zakonshëm, në anglisht semolina, nëse nuk keni, përdorni 150 gr miell gruri dhe 150 gr miell misri),
lëngun e një portokalli dhe lëkurën e grirë të tij
350 gr qumësht
1 lugë të madhe gjalpë
2 lugë të vogla esencë vaniljeje
2-3 lugë të mëdha bajame të qëruara të prera në feta
1 lugë të madhe kanellë për garniturë.
Përgatitja:
Në një tenxhere hedhim sheqerin, esencën e vaniljes, gjalpin, miellin, qumështin, lëngun dhe lëkurën e grirë të portokallit. I lëmë në zjarr mesatar për rreth 7 minuta dhe pastaj e trazojmë masën e krijuar me një lugë të madhe prej druri derisa të fillojë të mpikset dhe të krijohet kremi. Duhet kujdes, mos ta lëmë të mpikset shumë.
Në vazhdim hedhim bajamet e prera në feta të holla dhe pasi e trazojmë hallvën, e heqim nga zjarri. Spërkasim me ujë një formë keku dhe aty hedhim masën e hallvës. E shtypim me lugë dhe e lëmë të ftohet, derisa të marrë temperaturën e dhomës. Pastaj e vendosim në frigorifer, që të ftohet dhe të bëhet solide.
Para se ta servirim, e presim në copa dhe e spërkasim me kanellë dhe bajame./ Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.