ADVERTISEMENT
Përbërësit
- 100 gr gjalpë
- gjysmë gote vaj
- 2 gota miell
- 2 gota sheqer
- 2,5 gota qumësht
Përgatitja:
Në tenxhere hedhim vajin dhe gjalpin, pastaj shtojmë miellin dhe rreth 20-25 minuta e përziejmë vazhdimisht derisa mielli të marrë ngjyrë kafe.
Në një enë tjetër hedhim sheqerin dhe qumështin, e përziejmë derisa të shkrihet sheqeri, këtë përzierje e hedhim tek tenxherja me avash.
Pasi të derdhim sherbetin tek mielli, tenxherën e largojmë nga zjarri.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.