Hernan Crespo befasohet nga Ibrahimovic: Çfarë fenomeni Zlatan! Shokët e tij te Milani duhet vetëm të bëjnë një gjë

spot_imgspot_img

Për Hernan Crespo, që në Itali ka veshur fanelat e Parma, Milan dhe Interi, Zlatan Ibrahimovic është një fenomen i padiskutueshëm që ka shënuar një epokë dhe ende po befason të gjithë në moshën 40 vjeç…

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, trajneri argjentinas i Sao Paolos, thekson:

“Ibrahimovic është një fenomen absolut. Të jesh në gjendje të bësh atë që bën në moshën dyzetvjeçare në ligën italiane, e cila është një nga më të vështirat në botë, është vërtet e pabesueshme.

Në çdo ndeshje, edhe kur ai nuk ndihet shkëlqyer, dëshmon gjithmonë të jetë në një nivel më të lartë se bashkëlojtarët dhe kundërshtarët e tij.

Zlatan është në një kategori tjetër. Kur luanim bashkë te Interi ai ishte tashmë kampion, por nuk e kishte ende këtë pjekuri dhe aftësi për të tërhequr skuadrën që e shoh sot te Milani.

Tani ai është një far i vërtetë, shokët e skuadrës duhet vetëm ta ndjekin për të vazhduar të rriten dhe të synojnë të fitojnë”.

Edhe Gabriel Milito, ish-mbrojtësi i Barcelona-s, bëri këto deklarata për Gazzetta dello Sport për Zlatan Ibrahimovicin:

“Kam kujtime të mrekullueshme për Zlatanin, si shok skuadre dhe si mik. Momenti që ai po përjeton më bën shumë të lumtur, po flasim për një lojtar që ka shënuar një epokë që do të mbahet mend gjatë, edhe nëse momenti në të cilin ai vendos të largohet duket ende i largët.

Nga pikëpamja fizike, askush nuk më ka befasuar ndonjëherë si ai: nëse jeni i ndërtuar fizikisht si Ibra, nuk është e lehtë të kesh kaq shumë shkathtësi.

Ta shohësh protagonist në fushë është një kënaqësi: është një kampion që bën të mirën e futbollit. Dhe do ta bëjë edhe për disa sezone të tjera jam i sigurt!

Ai ka mentalitet, vitalitet dhe një talent të jashtëzakonshëm…”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu