Mbyllen kualifikueset e Botërorit 2022 në Katar me verdiktet e fundit. Holanda, falë fitores 2-0 të arritur sonte ndaj Norvegjisë me golat e Bergëijn dhe Depay kualifikohet në Katar direkt, ndërsa vendi i dytë do t’i përkasë Turqisë, që mundi Malin e Zi sonte.
Jashtë Botërorit Norvegjia dhe sidomos Haaland, që do të mungojë në Katar (sonte nuk luajti sepse i dëmtuar)
Kalojnë në playoff edhe Ukraina, Çekia (nga Nations League) dhe Uellsi, që me barazimin e arritur ndaj Belgjikës ka siguruar një shans për të shkuar në Botëror.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.