Humbja e dytë në ligë për Bayern Munich. Skuadra e Julian Nagelsmann humbet në mënyrë të bujshme në fushën e Augsburgut: përfundon 2-1, rezultat i cili është vulosur në pjesën e parë falë golave të Pedersen dhe Hahn.
Një tjetër gol nga bomberi Robert Lewandowski ishte e kotë, pasi në pjesën e dytë mysafirët nuk mundën ta kthenin situatën.
Humbje kjo totalisht e papritur, duke ditur se forca e kundërshtarit është shumë më e dobët se ajo e Bayern Munich.
Me një fitore nesër, Dortmund ka shansin që të afrohet me 1 pikë larg Bayern Munich.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.