I turpëroi Gjeorgjia, flet Ibra: Më mungon ritmi i ndeshjes, duhet të luaj më shumë

spot_imgspot_img

Pas disfatës së keqe ndaj Gjeorgjisë me Suedinë e tij, Zlatan Ibrahimovic ka bërë disa deklarata. Këto janë fjalët e sulmuesit të Milanit: “Më mungonte qartësia në fushë, më mungonte ritmi i ndeshjes, më duhet të luaj më shumë. Sa më shumë të luaj, aq më mirë jam. Tani kam dy ndeshje në këmbë dhe të dielën do të jetë e treta. Do të shikojmë se çfarë dëshiron trajneri Andersson, cilat janë planet e tij.

Nëse ai më do në fushë, do të jem atje. Mentaliteti im është të jem gati. Spanja është një kombëtare e mirë, e kemi parë gjithashtu në Ligën e Kombeve kundër Italisë dhe Francës. Nuk është sekret se si luajnë ata. Suedia duhet të bëjë atë që bëri në ndeshjen e parë dhe të besojë. Aspekti psikologjik është shumë i rëndësishëm”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu