Pak ditë më parë u publikua libri i ri i Zlatan Ibrahimovic “Adrenalina”, në të cilin kampioni suedez flet për shumë tema…
Mes tyre, prek edhe lamtumirën e Calhanoglu, i cili u largua nga Milani verën e kaluar për t’u bashkuar me Interin në transferim me parametër zero…
“Duhet ta falënderojmë për atë që i dha skuadrës dhe t’i urojmë më të mirën për të ardhmen. Tingëllon keq ta them këtë, por realiteti eshte se ai përfitoi nga një situatë tragjike […] Eriksen pësoi një atak kardiak, kështu që Interi kishte nevojë për një lojtar në atë pozicion dhe dera u hap për Hakan.
Isha në brendësi të ngjarjeve dhe nuk kishte oferta për të as nga Interi dhe as nga ndonjë klub tjetër. Ai është një lojtar i mirë, djalë i mire, është rritur shumë falë meje, ka fituar guxim dhe besim. […] Gjatë kampionatit evropian i kam dërguar mesazhe atij dhe Rebic: “Vështirë pa Ibrën, ehh?”.
Ata u përgjigjën me buzëqeshje. Para se të mbërrija unë Calhanoglu nuk kishte numrat që realizoi më vonë pasi erdha! Gjithmonë bëja shaka me të mbi kete fakt”.
/ www.emathja.com
© 2021, Emathja.com. All rights reserved.