Icardi e tradhtoi Wanda Nara në hotelin ku jetonte Messi; zbulohet nata “hot” me argjentinasen

spot_imgspot_img

Fundjavë romantike në Paris, mes Mauro Icardi dhe China Suarez. Një fundjavë, me sa duket ajo e 25 dhe 26 shtatorit, plot pasion dhe mirëkuptim. Wanda Nara do t’i kishte zbuluar të gjitha detajet përmes e-maileve anonime të marra, pasi fillimisht e fali bashkëshortin e saj, i cili i ishte betuar se kishte pasur vetëm një “flirt virtual” me aktoren dhe këngëtaren argjentinase.

Sipas disa burimeve, Icardi do të kishte zgjedhur për një natë pasioni me të dashurën e re “Le Royal Monceau-Raffles”, një hotel luksoz në Paris, ku Lionel Messi qëndroi me familjen e tij për një periudhë të shkurtër, pas lamtumirës nga Barcelona.

Pronari i hotelit është Nasser Al-Khelaïfi, presidenti i PSG. Pikërisht për këtë arsye, të gjithë lojtarët e klubit parizien kanë akses në shërbime të ndryshme hoteliere, përfshirë dhoma, spa dhe palestër. Kështu, Mauro Icardi do të kishte vendosur ta dërgonte China aty, pa iu kushtuar shumë rëndësi pasojave.

Hoteli ka një pishinë të brendshme e të nxehtë, vërtet ëndërrimtare, një spa me lloje të ndryshme masazhesh tajlandeze, finlandeze dhe me gurë të nxehtë, si dhe një palestër me pajisje moderne. Mos harroni banjën me një dizajn super modern, me linja të thjeshta, me pasqyra të mëdha dhe dysheme mermeri. Vendi ideal për një takim pasionant, por në privatësi absolute.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu