Icardi rikthehet në Itali për dasmën e shokut që e furnizonte me asiste te Interi

spot_imgspot_img

Mauri Icardi rikthehet në Itali, por këtë herë jo për të luajtur futboll. Sulmuesi argjentinas i Paris Saint Germain ka qenë i ftuar në ceremoninë martesore të Antonio Candrevës dhe Allegra Lunës, në një kishë në Itali.

Icardi ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Wanda Nara, me të cilën ka shpërndarë edhe disa foto në rrjetet sociale, duke konfirmuar se kriza mes tyre është një kujtim i largët tashmë.

Marrëdhëniet e Icardit dhe Candrevës kanë qenë të shkëlqyera kur të dy ishin pjesë e Interit, teksa pikërisht italiani ishte edhe furnizuesi kryesor me asiste për sulmuesin argjentinas, atëherë kapiten i zikaltërve.

/ www.emathja.com

© 2022, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu