Inter-it mposht Venezia-n me Calhanoglu-Martinez, vetëm Messi ka bërë më mirë se turku në Europë (Video)

spot_imgspot_img

Inter ka mundur 2-0 Venezia-n dhe tani kërcënon dyshen e kreut të Serisë A.

Një gol i Hakan Calhanoglu në minutën e 34-t ka hapur takimin e luajtur në stadiumin Pierluigi Penzo mbrëmjen e sotme.

Turku ka tundur rrjetën me një goditje të bukur nga jashtë zone.

Vetëm Messi (61) ka shënuar më shumë gola nga jashtë zone se Calhanoglu (26) në pesë kampionatet kryesore të Europës nga sezoni 2013/14.

Në fundin e ndeshjes ka ardhur edhe goli i dytë i milanezëve me një penallti të Lautaro Martinez.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë shkuar në 31 pikë, një më pak se dyshja Napoli-Milan, por që kanë një ndeshje për të luajtur.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu