Inter-Napoli, Inzaghi është gati: Ndeshje shumë e rëndësishme, bravo Spalletti!

spot_imgspot_img

Kampionati rinis dhe e bën këtë me një ndeshje të madhe të nivelit absolut: pas përballjes me Milanin, Interi sfidon edhe liderët e tjerë, pikërisht Napolin e drejtuar nga ish-i Luciano Spalletti. Duke folur në konferencën për shtyp, Simone Inzaghi prezantoi sfidën e “San Siros”, duke uruar kundërshtarët e radhës:

“Nesër përballet sulmi më i mirë kundër mbrojtjes më të mirë; guximi dhe motivimi do të bëjnë diferencën. Mendoj se do të jetë një sfidë shumë e rëndësishme, kemi pasur një ecuri të shkëlqyer, sepse ekipi është protagonist në Itali dhe në Evropë. Kemi dy pikë më pak se sezonin e kaluar, por kemi luajtur më shumë ndeshje jashtë. Napoli po zhvillon një kampionat të madh. Ndaj Atalantës, Juventusit dhe Milanit kemi merituar më shumë”.

Pushimi i privoi Inzaghit dy elementë të rëndësishëm si De Vrij dhe Sanchez, ndërsa Bastoni dhe Dzeko duhet të jenë gati për lojë: “Para pushimit ishim plotësisht të gatshëm, tani kemi humbur De Vrij dhe Sanchez. Fokusi im tani është vetëm te Napoli, sot dhe nesër do të vendosim për formacionin”.

Një lëvdatë për ish-in, Spalletti, autor i një fillimi super të sezonit në vitin e parë në pankinën e Napolit: “Spalletti ka bërë gjithmonë mirë, në Itali dhe jashtë saj. Napoli është një ekip i shkëlqyer, klubi ka qenë i mirë në mbajtjen e lojtarëve më cilësorë. Luciano po vazhdon punën e shkëlqyer të Gattuso”.

Thembra e Akilit e këtij Interi është ecuria në ndeshjet direkte; ende pa fitore në kryqëzimet me konkurrentët direkt: “Ne duhet të përpiqemi t’i trajtojmë episodet në mënyrën më të mirë të mundshme. Për sa i përket shifrave dhe statistikave jemi në një situatë shumë të mirë.

Në ndeshjet direkte do të kishim merituar më shumë, por nuk ka dyshim se duhet të bëjmë më mirë. Jam krenar për zgjedhjen për të ardhur te Interi, jemi konkurrues në të gjitha aspektet, pavarësisht shitjeve të verës. Tifozët janë një pikë e fortë dhe të luash në shtëpi është gjithmonë një avantazh”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu