Interi nuk fiton asnjë ndeshje të madhe në Serie A, Inzaghi ia vendos fatit!

spot_imgspot_img

“Për mua gota është gjysmë bosh, humbëm një penallti dhe për mundësitë e krijuara merituam më shumë. U përballëm me një ekip të shkëlqyer që është i pari me meritë, këto paraqitje na japin ndërgjegjësim.

Ajo që duhet të bëjmë është të rifitojmë forcën dhe energjitë, në gjashtë ndeshjet e fundit kemi barazuar me Juventusin dhe Milanin ku ndoshta e meritonim të fitonim”

Eshte kjo analiza e pare e Simone Inzaghit pas derbit të barazuar 1-1 ndaj Milanit. Skuadra zikaltër ndodhet 7 pikë larg kreut të renditjes.

“Milani dhe Napoli po mbajnë një ritëm të pabesueshëm por ne jemi aty, nuk duam të ndalemi dhe kemi dashur t’ua japim fitoren tifozëve tanë. Ishte derbi me ritëm shumë të lartë, le të vazhdojmë”.

Katër penallti këtë kampionat, dy të humbura. A mund të peshojnë?

“Gjuajtësit tanë të penalltisë janë Lautaro dhe Çalhanoglu, është normale që nga humbja e tyre kemi arritur dy barazime me Atalantën dhe Milanin, mund të kishim katër pikë të tjera”.

Si lindi ideja ‘Çalhanoglu’?

“Çalhanoglu luajti një ndeshje të shkëlqyer, ai pati një ndeshje të shkëlqyer kundër Udineses dhe është normale që kam shumë mesfushorë në dispozicion dhe më është dashur të lë jashtë Sensin, Vidalin, Galiardinin dhe Vecino. Kur duhet të zgjedh, gjithmonë kam shumë dyshime”.

Po përpiqeshit të ngadalësonit ritmin e lojës?

“Nuk u afruam shumë mirë në 20 minutat e para, filluam të mbajmë topin dhe ata janë një ekip teknik dhe duhet të përpiqesh të komandosh lojën. Barella ndjeu lodhje, kam pasur edhe disa probleme me Dzekon e Bastonin. Të luash me kaq shumë ritëm mund të ketë situata të tilla”, tha Inzagi.

 

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu