Italia e pafat, mesfusha në emergjencë totale ndaj Zvicrës: titullarët e rinj të Mancinit!

spot_imgspot_img

Të premten më 12 nëntor në stadiumin Olimpico të Romës, kombëtarja e Roberto Mancinit do të luajë një ndeshje themelore kundër Zvicrës për kualifikueset e Botërorit 2022.

Do të jetë ndeshja e tretë mes dy kombëtareve në pesë muajt e fundit. Azurrët dhe zviceranët kanë të njëjtat pikë, golavarazhi i buzëqesh Italisë, e cila megjithatë ka një diferencë të vogël dhe duhet të fitojë.

Qasja ndaj lojës nuk ishte më e mira. Sepse të shtunën mbrojtësit Bonucci dhe Chiellini, të cilët duhet të jenë në dispozicion, munguan për shkak të një dëmtimi te Juventus-Fiorentina, ndërsa dolën të goditur nga derbi i Milanos Barella dhe Bastoni.

Ndërsa është e sigurt humbja e Zaniolo-s dhe Pellegrinit, të cilët kanë probleme fizike dhe do të kthehen në Romë brenda ditës. Skuadra e Mancinit do të tkurret, por është thuajse e sigurt që përzgjedhësi do të kërkojë zëvendësues si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë, një repart që gjithashtu nuk ka Verratti.

Prandaj, lista e të padisponueshmeve bëhet më e gjatë. Nga Roma në Coverciano shkuan edhe Zaniolo dhe Pellegrini, por ata janë jashtë këtyre dy ndeshjeve të fundit të vitit 2021 për kombëtaren kampione e Europes.

Në konferencën për shtyp Mancini zyrtarizoi humbjen e dy mesfushorëve, ndërsa kushtet e Barellës do të vlerësohen në ditët në vijim: “Kemi disa probleme me dikë, probleme fizike. Zaniolo dhe Pellegrini nuk janë mirë, sot shkojnë në shtëpi. Ne vlerësojmë Barella, nuk duket se ka asgjë për t’u shqetësuar, por do të vlerësojmë këto ditë. Të tjerët duhet të jenë mirë. Gara do të jetë e rëndësishme, por ne duhet të qëndrojmë të qetë”.

Verratti, Zaniolo dhe Pellegrini jashtë, Barella në dyshim. Mes te thirrurve jane Tonali dhe Pobega, i pari qe kthehet pas nje mungese te gjate, ndërsa mesfushori torinez është për herë të parë në grupin e kampionë të Evropës, një grup në të cilin mund të shtohet së shpejti Frattesi:

“Pobega është këtu, e meriton dhe ka bërë të gjithë procesin e rritjes me moshat e Italise dhe gjithashtu ka bërë mirë. Ka cilësi të shkëlqyera, është këtu sepse ai vjen nga një seri ndeshjesh të bukura”.

Frattesi mund të thirret, por Matteo Pessina, i cili ishte pjesë e grupit që fitoi Kampionatin Evropian, por që është rikuperuar nga një dëmtim, ka gjithashtu një shans: “Frattesi bëri mirë edhe në U-21, por ka shumë lojtarë të rinj”.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu