Përbërësit për pandispanjen:
- 8 vezë,
- 8 lugë sheqer,
- 8 lugë arra të bluara,
- 4 lugë miell,
- 1 lugë vaj,
- 1 pluhur për pjekje (pecivë).
Përgatitja e pandispanjës:
Së pari vezët me sheqer i përziejmë me mikser deri sa të fitojmë një shkumë të mirë, ja shtojmë arrat e bluara, miellin, vajin dhe pluhurin. E perziejmë me tel të kuzhines mirë.
E përgatitim tepsinë katrore të madhe të furrës së shporetit, ja shtrojmë letrën për pjekje dhe e qesim brumin në tepsi, e fusim në furrë të pjeket të cilën e kemi nxeh më heret. E pjekim 20-25 min. në temperaturë 180’C.
Pasi pjeket korja e ndajmë përgjysmë për së gjati dhe e lëmë që të ftohet deri sa të përgatisim fillat e tortes.
Filli parë:
1 litër qumësht. Prej 1l qumështit e ndajmë me një enë 2 gota qumësht. Qumështin tjetër e qesim të zihet. Në qumështin qe kemi ndarë të dy gotave i shtojmë 5 lugë miell, 8 lugë sheqer, 2 puding vanile. E përziejmë mirë që mos të mbetin kokrra.
Mbasi vlon qumështi ja shtojmë këtë masë duke përzier pa ndërprerë që të mos djeget dhe e ulim temp. E ziejm këtë masë deri sa të trashët. E largojmë nga zjarri e lëmë të ftohet, mbasi ftohet ja shtojmë një qese sheqer pluhur dhe një margarinë. Përziejmë me mikser deri sa të fitojmë masën e mirë.
Filli dytë:
Në një enë (tenxhere) ziejmë një gotë ujë, 100gr çokollatë për zierje. Pasi që të shkrihet çokollata ja shtojmë 250gr arra te bluara, e përziejmë mirë deri sa të trashët filli, pastaj e largojmë nga zjarri që të ftohet.
Përgatitja në fund:
Koren e parë e lyejmë me gjysmën e fillit të parë.
Përmbi fillë rendisim jaffa keksat duke i lagur me lëng portokalli.
Përmbi jaffave e lyejmë me fillin e dytë dhe sipër e vendosim koren e dytë.
E shkriejmë një çokollatë me pak margarinë për gllazur, e lyejmë përmbi tortën. Dhe sipër çokollates e lyejmë me shllag. Dhe dekorojmë sipas dëshirës. / Emathja.com
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.