Jashtë loje dhe jashtë ndeshjes; derbi anonim i Ibrahimovic

spot_imgspot_img

Ndoshta thjesht nisur nga zakoni dhe ndikimi i qartë në disa ndeshje, pritej me interes paraqitja e Zlatan Ibrahimovic. Në mos vendimtar, në çdo rast sytë do të ishin drejt tij. Si pjesë e pandashme e derbit të Milanos, ky nuk ishte rasti për të qenë protagonist.

Fakti është se nuk mund të flasim as për një paraqitje reale. Reagimi i tij në ndeshje ishte kaq i vonuar, sa aktiv u pa në minutat e fundit, kur Milani i Stefano Piolit u përpoq me të gjitha forcat të fitonte tri pikë të arta.

Më parë, ose më mirë, deri në 80′ pak, shumë pak u duk në fushë. I mungoi shpirti luftarak që e kemi parë përherë tek ai, qysh nga fillimi i karrierës. Ai i mbrëmjes së kaluar në “San Siros” ishte një Zlatan Ibrahimovic çuditërisht dhe papritur tejet i rëndë.

Aq introvert, saqë herë pas here dikush mendonte se kishte përballë një lojtar tjetër. Një ndeshje e dobët iu ndodh të gjithëve. Këtu jemi duke u ndalur më shumë në sferën simbolike se çdo gjë tjetër.

Suedezi u shfaq i pafuqishëm në pjesën më të madhe të lojës, thuajse pa lidhje me manovrën e skuadrës së tij. Sipas asaj që raporton “Opta”, kjo paraqitje negative vërtetohet nga gjuajtja e vetme drejt portës së Handanovic dhe për më tepër në një top joaktiv, përveç 7 dueleve të humbura dhe 6 pasimeve të gabuara. Vetëm 36 prekje të topit, shifra më e ulët nga të dyja skuadrat.

Edhe me këtë Zlatan Ibrahimovic në fushë, lojtarët e tjerë të kuqezinjve u përgjigjën mirë, me karakter dhe vendosmërinë e duhur. Nëse më parë nuk mund të imagjinohej një skuadër pa Zlatan Ibrahimovic, tani është një realitet solid. Kjo na çon në përfundimin se rritja dhe maturimi i skuadrës kuqezi ka përfunduar.

Milani doli nga embrioni dhe u bë një produkt i përfunduar; është një ekip me karakterin e tij, pavarësisht liderit suedez. Ky është një lajm i mirë për Piolin dhe për lojtarët. Një parakusht themelore për të synuar fitimin e titullit.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu