Juventusi ka “Le Roi” e ri. Dybala “shenjtëron” Platini me festimin e veçantë: Ai është idhulli im

spot_imgspot_img

Dy gola dhe një asist. Ja se si Paulo Dybala e fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes në fitoren bindëse 4-2 kundër Zenitit. Tri pikët i mundësuan Juventusit të kualifikohej edhe në mënyrë aritmetike në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Argjentinasi, pas ndeshjes doli para mikrofonave të gazetarëve të “Mediaset”:

“Sot zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer. Vuajtëm sa rezultati ishte në barazim, pastaj gjetëm ekuilibrin si ekip dhe ishim më lart se kundërshtari. I mbajtëm rusët larg portës sonë. Në pjesën e dytë, me durim, rezultati erdhi”.

Megjithatë, kualifikimi aritmetik në raundin tjetër për “Joya” nuk mjafton. Synimi i tij është ruajtja e kreut të grupit: “Shpresoj të vazhdojmë kështu, sonte arritëm qëllimin e parë. Do të shkojmë në Londër, kundër Chelsea, për të provuar të fitojmë dhe ta mbyllim të parët e grupit”.

Dybala, duke shënuar golin e 105-të me Juventusin, parakaloi Michel Platini në renditjen e golashënuesve më të mirë bardhezinj. Festimi i “Joya” ishte një nderim për “Le Roi”. Argjentinasi, në fakt u shtri në fushë me një krah në kokë, ashtu siç bëri francezi gjatë finales së Kupës Interkontinentale të vitit 1985 kundër Argentinos Jrs, kur iu anulua goli.

“Ngazëllimi si Platini? Për mua është një idhull, kam dashur t’ia bëj këto nderime prej një kohe të gjatë. Doja ta bëja qysh kundër Interit, shpresoj që Michel ta shohë dhe gëzohet”, – përfundoi sulmuesi i Juventusit.

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu