JUVENTUSI KTHEHET TE SUKSESI | Dybala lë nam te penalltia, topi në tribunë (VIDEO)

spot_imgspot_img

Juventusi kthehet te suksesi dhe ngjit ngadalë shkallë në renditje. Skuadra e Massimiliano Allegrit mposhti sonte me rezultatin 2-0 në transfertë ekipin e Salernitana-s që lufton për mbijetesë.

Nga një gol për pjesë për bardhezinjtë, që gjithashtu rrezikuan jo pak dhe vendasit ishin pafat duke goditur shtyllën me Ranieri.

Në pjesën e parë një gol i bukur nga Dybala i dha avantazhin bardhezinjve, ndërsa në të dytën ishte Morata finalizuesi me asistin e bukur nga Bernardeschi.

Salernitana nuk u dorëzua dhe provoi, por shanset e golit të tretë i pati Juventusi me Morata dhe sidomos Dybala, që i vetëm përballë portierit gaboi. Por, per argjentinasin shansi ishte edhe me i madh kur nga pika e bardhe ne fund rreshqiti totalisht duke e nxjerre topin shume lart.

 

 

Me këtë sukses, Juventusi ngjitet në kuotën e 24 pikëve, ndërsa zona Champions është sërish 7 pikë larg pas suksesit të Atalanta-s

/ www.emathja.com

© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu