Përbërësit:
1 liter ujë, 300gr miell, 200gr djathë, kripë, vaj.
Përgatitja:
Së pari marim një tenxhere dhe në të vlojmë një liter ujë.
Marim tenxheren tjetër dhe në të vendosim miellin dhe kripen.
Ujin e vluar e derdhim ngadalë dhe duke e përzier, në tenxheren tjetër ku më parë kemi vendosur miellin me kripen, e cila është në zjarrë më të ulët.
Vazhdimisht e perziejmë që mielli të mos mbetet me kokrra, dhe kështu vazhdojmë derisa të krijojmë një formë të trashë të brumit.
Pastaj tenxheren e mbulojmë me kapak dhe e leme të zihet per 20 minuta.
Herë pas here e përziejmë me lugë që brumi te mos digjet.
Pasiqë brumi të jetë zier, marim një tepsi dhe brumin lugë-lugë e vendosim në tepsi, dhe e spërkasim me vaj (vajin më parë e vendosim në tigan dhe e lëm te digjet) dhe mbi vendosim djathë, prapë vazhdojmë njëjte dhe me një shtresë tjetër.
Kaçamakun në tepsi e pjekim ne furrë për 20 minuta në temp 250 gradë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.