Përbërësit:
400 gr kadaif
200 gr gjalpë
200 gr arra
250 ml ujë
500 gr sheqer
20 gr vanilje.
Përgatitja:
Lyeni format specifike me nga një lugë gjalpë të shkrirë.
Vendosni nga një grusht kadaif tek secila. I shtoni përsëri gjalpë sipër. Shtoni tek çdo formë, arra të grira.
Vendosini në furrë në temperaturë 170 gradë përreth 45 minuta.
Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni sheqerin dhe vaniljen. Trazojeni mirë dhe e lini të ziejë për 10 minuta.
Pasi e keni nxjerrë kadaifin nga furra shtoni shërbetin që përgatitëm.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT