Katrore dyngjyrёshe

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 150 gr sheqer,
  • 1 decilitёr ujë,
  • 125 gr gjalpë ose margarinё,
  • 50 gr çokollatë,
  • 200 gr biskota,
  • 100 gr arra.

PJESA E NDRITUR

  • 200 gr sheqer,
  • 5 decilitra ujë,
  • 125 gr gjalpë ose margarinё,
  • 250 gr qumësht pluhur,

Hapat

Nё njё tenxhere tё vlohet sheqeri dhe uji, shtohet gjalpi dhe cokollata duke e pёrzier nё tenxhere nё zjarr tё ulёt derisa tё gjithё pёrbёrёsit tё pёrzihen mirё.

Tёrhiqet nga zjarri, shtohen biskotat dhe arrat, gatuhen mirё derisa tё fitohet njё masё kompakte.

Kjo pёrzierje derdhet nё tepsi katrorё tё mbuluar me letёr pёr pjekje, nivelohet sipёrfaqja dhe lihet nё frigorifer pёr tu shtrёnguar.

Pjesa e ndritur, vlohet uji me sheqerin, shtohet gjalpi dhe qumёshti, pёrzihet mirё dhe tёrhiqet nga zjarri.

Me mikser pёrzihet masa dhe vendoset mbi pjesёn e errёt, nivelohet sipёrfaqja dhe lihet tё qёndrojё gjatё natёs nё frigorifer pёr tu shtrёnguar.

Para sё tё shёrbehet pritet nё katrorё dhe sipas dёshirёs zbukurohet.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu