Katrore me Arra

spot_imgspot_img

Përbërësit:
4 te bardha te vezes, 175gr sheqer, 2 luge miell, 1.5 kakao, 1/2 qese bakin, 200gr arra te imtesuara te pjekura.

Filli:
4 te verdha te vezes, 150gr sheqer, 1.5 luge qumësht, 1.5 luge kakao, 100gr margarinë.

Glazura:
100gr eurokrem.

Përgatitja:
Se pari tunden te bardhat e vezes ne shkume te forte.

Pastaj shtohet mielli i perzier me bakin, kakao,dhe arrat e imtesuara dhe perzihet me luge.

Krejt mase pasi perzihet mire, qitet ne kallepin per pjekje te madhesise 20×20 dhe piqet ne nje vend e pastaj pritet horizontalisht dhe behen dy peta, ose brumi ndahet ne dy pjese dhe piqen ndaras .

Pandispanjat e pjekura lihen te ftohen.

Per kremin perzihen te verdhat e vezes me sheqerin derisa te shkrihet sheqeri,pastaj shtohet qumeshti dhe kakao.

Kjo perzierje qitet ne zjarre te ngadalshem te zihet per 5-10 minuta.

Kur kremi te jete zier e largojme nga zjarri dhe e leme te ftohet pak.

Pastaj tundim margarinen e qendruar me pare ne temperature ambienti dhe i bashkohet kremit thuajse te ftohur dhe perzihet akoma me mixer derisa masa te njetrajtesohet.

Kremin e perzier mire e qesim persiper pandispanjes se pare dhe persiper vendosim pandispanjen e dyte.

Krejt persiper qesim eurokremin e shkrire pak dhe e shperndajme mire ne krejt siperfaqen e siperme.

Embelsira duhet te qendroj se paku tri ore e pastaj te sherbehet.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakRavane me Sherbet
Artikulli tjetërTortë me 3 Shije

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu