Përbërësit:
5 vezë, 8 luge sheqer, 8 luge vaj, 8 luge miell, 3 luge kakao, 1 pluhur per pjekje, 800 ml qumësht, 15 luge sheqer, 8 luge nisheste, 250 gr margarin, 500 ml ajkë e embel(hoplla per embelsira), 100 gr çokollatë e bardhë, 150 gr çokollatë per zierje, 1 filgjan sheqer, 1 filgjan ujë.
Përgatitja:
Perzijme vezet, sheqerin, vajin, shtojme miellin, kakaon dhe pluhurin per pjekje.
Te gjitha pasi I perzijem I qesim ne kallep te lyer dhen mbuluar me leter per pjekje.
Pas pjekjes dhe ftohjes,shtojme shurupin e zier dhe te ftohur me ujin dhe sheqerin.
Nga qumeshti ndajm pak qumesht te ftohet kurse pjesen tjeter e ziejme me sheqerin.
Pasi qumeshti vlon shtojme nishesten e tretur ne qumeshtin e ftohet dhe perziejme derisa te trashet kremi.
Largojme nga dhe leme te ftohet teresisht.
Ne kremin e ftohur shtojme margarinen e rrahur ne shkume paraprakisht dhe perzijme derisa te homogjenizohen perbersit.
Per kremin e kafte, ngrohim ajken e embel derisa te MOS vloje,shtojme cokollatat, largojme nga zjarri dhe perziejme derisa te shkrihen cokollatat.
Kremin e qesim siper kremit te bardhe, rrafshojme mire dhe leme te ftohet. Pastaj e presim ne katrorka.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.