Përbërësit:
4 vezë, 24 luge sheqer, 24 luge qumësht, 24 luge vaj, 24 luge miell, 2 pluhur për pjekje, 2 luge kakao, lëng portokalli.
Kremi:
2 Portokaj te ngrire, 2 puding vanilje, 200gr sheqer, 4 luge marmalate kajsie, 125gr margarin, 500ml qumësht.
Glazura:
100gr çokollatë, 4 luge vaj.
Përgatitja:
Perziejme te bardhat e vezes me sheqerin derisa te behet shkume e forte.
Shtojme apstaj qumeshtin,vajin,miellin e perzier me pluhurin per pjekje.
Masen e perzijme,ndajme ne dy pjese dhe njeres i shtojme kakaon.
Pjkeim dy peta ne 200 grade per nga 20 minuta.
Kur peta e verdhe te jete ftohur teresisht e thermojme ne grimca te vogla.
Per kremin portokajt e ngrire i grijme ne rende.
Ne pak qumesht te ftohet tretim pluhurin e pudingave kurse pjesen tjeter e veme te vloje me sheqerin.
Ne qumeshtin qe vlon shtojme pudingat e tretura dhe perziejme derisa te trashet pudinga.
Pudingen e leme te ftohet teresisht dhe pastaj ne te shtojme margarienen e rrahur ne mase kremoze dhe perziejme.
Shtojme dhe marmelaten e kajsise,portokallin e grire ne rende,dhe pandispanjen e thermuar dhe te gjitha bashke i perzijme mire.
Ne fund peten e kafte e njomim me lengun e portokallit,pastaj kremin e verdhe dhe ne fund glazuren em cokollaten e shkrire me vajin.
Pasi ftohet servojme sipas deshires.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.