Katrorka me Biskota dhe Karamel

spot_imgspot_img

Përbërësit:
500gr biskota, 4 luge sheqer pluhur, 3 luge kakao, 200gr arra lajthi ose bajame cilendo qe deshironi, 200gr margarinë, 420ml qumësht, 200gr sheqer, 3 luge miell, 3 vezë, 180gr margarinë, 200ml qumësht, 200gr çokollatë, 2 luge qumësht, 1 luge margarinë.

Përgatitja:
Arrat, bajamet, lajthite, cilendo qe keni perzgjdhur e pjekim ne tigan tefloni pa vaj dhe pasi te ftohen i imtesojme ose bluajme ne blender.

Perzijme ne kete mase edhe biskotat e coptuara ne pjes jo shume te vogla.

Shtojm edhe kakaon dhe sheqerin pluhur.

Te gjitha keto i perzijme mire me luge.

Ne kete mase shtojme margarien e shkrire ne qumesht te ngrohur te cilin e leme te ftohet paksa.

Pasi shtojme dhe qumeshtin ne mase e perzijme mire me luge dhe qesim ne kallep te mbuluar me folie plastmasi dhe rrafshojme mire.

Leme te ftohet ne frigorifer derisa te pergadisim kremin.

Ngrohim sheqerin en tigan te thate derisa te karamelizohet.

Perzijme qumeshtin,miellin dhe vezet e tundura.

Kete mase e shtojme ne sheqerin e karamelizuar,perzijme vazhdimishit derisa te shkrihen kristalet e sheqerit te karammelizuar dhe njekohesisht kremi te filloje te trashet.

Pastaj largojme nga zjarri,shtojme margarienen dhe perzijme mire derisa te shkrihet margarina.

Ne fund e perzijme me mixer qe te homogjenizohen perberit ne krem.

Me pas kete krem e qesim mbi shtresen me biskotat dhe rrafshojme.

Pasi te ftohet edhe ky krem shtojme glazuren me cokollaten e shkrire me qumeshtin dhe margarien.

Dekorojme me pak arra te mbetura.

Pasi te ftohet e presim ne katrorka sipas deshires.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu