Përbërësit:
- 300 gr biskota
- 50 ml qumësht per njomjen e biskotave
KREMI:
- 3 puding vanilje
- 750 ml qumësht
- 6 luge sheqer
- 250 gr margarin
- 200 gr sheqer pluhur
- 2 qese Krem pana(shllag) te pergaditura sipas udhezimeve ne qeske
- 250 gr arra te grira.
Pergatitja:
Se pari zijme pudinge,dhe leme te ftohet pak.
Ne nderkohe tundim margarinen me sheqerin pluhur derisa te behet mase kremoze,shtojme tek pudinga e zier dhe tashme e ftohur.
Perzijme krem panene sipas udhezimeve ne qeske(per seciline qese nevoitet nga 100 ml qumesht te ftohet)dhe pasi behet shkume e forte e perzijme me kremin e pudinges tashme te ftohur.
Perzijmem mire kremin dhe shtojme arrat e grira(pak i leme per dekor)
Ne nje tabaka qesim nje shtrese biskotatsh te njomura ne qumesht,pastaj nje shtrese kremi,nje shtrese biskota dhe njes shtrese krem.
Dekorojme me arra te grira,presim ne katrora pas ftojes dhe servojme sipas deshires.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.