Përbërësit:
- 4 vezë,
- 200 gr sheqer,
- 200 ml vaj,
- 100 gr çokollatë,
- 150 ml qumësht,
- 200 gr arra te grira,
- 70 gr miell,
- 1 pluhur për pjekje,
- Maje kripë.
KREMI:
- 2 puding çokollate,
- qumesht qumësht,
- 100 gr çokollatë,
- 250 gr margarin,
- 6 luge sheqer,
- 1 krem Krem (shllag) te pergaditur sipas udhezimeve ne qeske.
Hapat
Perzijme vezet me sheqerin derisa te shkrihet sheqeri
Shtojme qumeshtin,vajin,cokollaten e shkrire,miellin e perzier me pluhurin per pjekje,kripen dhe arrat
Masen e perzijme mire,qesim ne kallep te lyer dhe mbuluar me leter per pjekje 20×30
Pjekim ne 180 grade per 40 minuta
Ne nderkohe ndajm nje gote qumesht te ftohet,kurse pjesen tjeter te qumeshtit e veme te vloje me sheqerin
Ne qumeshtin qe vlon qesim pudingat e tretura ne qumeshtin e ftohet,perziejm derisa te trashet kremi
Ne kremin e nxehte akoma shtojme cokollaten e coptuar dhe perziejme derisa te shkrihet cokollata
Pasi te ftohet kremi shtojme edhe margarinen e tundur ne mase kremoze dhe perzijme bashke derisa te homogjenizohet kremi
Me kremin lyejm persiper pandispanjen tashme te pjekur dhe ftohur
Persiper dekorojm me krem pana dhe therrime cokollate.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.