Perbersit:
4 vezë
1 gotë vaj vegjetal
1 gotë sheqer pluhur
1 gotë qumësht
1 kakao
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
2,5 gota miell
PËR PJESËN E BARDHË
2 vezë
1 gotë kokos.
Pergatitja:
Vezët dhe sheqerin i përziejmë derisa te përfitojmë një lloj kreme.
Pastaj ia shtojmë vajin, qumështin dhe përbërësit e tjerë, enën e pjekjës e lyejmë me vaj.
Gjysmën e glazurës e derdhim tek kjo enë, vezët dhe kokosin i përziejmë në një enë dhe formojmë topëza.
Topëzat i vendosim përmbi glazurën e vendosur tek ena e pjekjës dhe përmbi ia derdhim pjesën tjetër të glazurës.
Kekun e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius rreth 30-40 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.