Për karamelin:
1 gotë sheqer
1/2 gotë ujë
pak lëng limoni
Për brumin:
3 molla
3 vezë
8 lugë gjelle sheqer
8 lugë gjelle vaj
8 lugë gjelle qumësht
1 pluhur pjekurinash
1 sheqer vanilje.
Pergatitja:
Së pari e bëjmë karamelin në zjarr të ngadalshëm.
Mollat i qërojmë, pastrojmë dhe ndajmë secilën në 4 pjesë.
Pastaj vezët e sheqerin i rrah me mikser dhe shton gradualisht të gjithë përbërësit e tjerë derisa të formohet një brumë likuid.
Në tepsinë e mbuluar me letër për pjekje rendit thelat e mollës. Sipër tyre hedh karamelin e përgatitur. Në fund shton edhe brumin.
Keku i përgatitur kështu piqet në furrën e parangrohur në 180 gradë për 35 minuta. Pas pjekjes kthehet në një pjatancë, në mënyrë që mollat të dalin sipër kekut.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.