Përbërësit:
500 gr luleshtrydhe
1 lugë çaji pluhur pjekës
50 gr sheqer
75 gr sheqer kaf
110 gr miell
1 shkop vanilje
25 gr bajame (të grira)
100 gr bajame (me feta)
75 gr gjalpë
200 ml pana (e rrahur për ta shërmbyer)
Përgatitja:
Luleshtrydhet e lara dhe të prera I vendosni në tavën ku do piqni ëmbëlsirën.
I spërkasni me sheqer të bardhë me tëcilin janë bashkuar dhe farat e shkopit të vaniljes, shtoni bajamet e grira
Në një enë tjetër përgatisni shtresën që do vendosni sipër luleshtrydheve, duke përzier miellin me pluhurin pjekës, më pas gjalpin. Këtë masë e thërrmojeni me duar, pasi duhet e shkrifët, derisa gjalpi të këtë krijuar me miellin një masë të ngjashme me tërshërën.
I shtoni këtij brumi të shkrifët sheqerin kaf dhe bajamet e grira në feta, duke e përzier me dorë. Këto procedura mund ti kryeni edhe me mixer, por pa i bluar më shumë sec duhet përbërësit.
Gjithë masën e thërrmuar hidheni sipër luleshtrydheve, duke u munduar ti mbuloni të gjitha lulështydhet.
Pieni tavën për 30 minuta në 200 grade.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.