Perbersit:
3 vezë
1 gotë sheqer
1 gotë qumësht
gjysmë gote vaj
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
2 gota miell
PËR KREM
1 litër qumësht
2 lugë të gjellës miell
3 lugë të gjellës nisheste
7 lugë të gjellës sheqer pluhur
PËRMBI
sos me fruta.
Pergatitja:
Në një tenxhere e derdhim nishestën, miellin, sheqerin, qumështin dhe e përziejmë në zjarr derisa të trashët.
Pasi të trashët e largojmë nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.
Vezët dhe sheqerin i derdhim në një enë dhe i përziejmë me mikser.
Pastaj ia shtojmë të gjithë përbërësit e tjerë, glazurën e përgatitur e derdhim tek ena e pjekjës.
Në midis ia derdhim kremin e përgatitur dhe e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.
Pas pjekjës e lëmë pak të ftohet dhe ia derdhim sosin e frutave.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.