Përbërësit:
1/2 filxhan gjalpë
1/2 filxhan sheqer (i bardhë)
1/4 lugë çaji kripë
1 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
2 vezë (të verdhat)
1 e gjysmë gota miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
1/3 filxhan qumësht
2 vezë (të bardhat)
1/4 filxhan sheqer (i bardhë)
1 e gjysmë gota boronica (të freskëta)
1 lugë gjelle miell
1 lugë gjelle sheqer (i bardhë).
Përgatitja:
Nxehim paraprakisht furrën në 175 gradë C. Lyejmë me yndyrë dhe miell një tepsi pjekjeje katrore.
Rrahim gjalpin ose margarinën dhe 1/2 filxhan sheqer derisa të bëhen një masë kremoze.
Shtojmë kripën dhe vaniljen. Ndajmë vezët dhe vendosim veç të bardhat e tyre.
Shtojmë të verdhat e vezëve në përzierjen e sheqerit, duke i rrahur derisa të bëhen kremoze.
Përziejmë1 1/2 gota miell dhe pluhur pjekjeje dhe shtojmë herë pas here qumësht në përzierjen e të verdhave të vezëve. Mbulojmë boronicat me 1 lugë gjelle miell dhe i shtojmë te brumi.
Në një tas të veçantë, rrahim të bardhat deri sa të formohet një masë me maja të buta.
Shtojmë 1/4 filxhan sheqer, nga 1 lugë gjelle njëra pas tjetrës dhe i rrahim deri sa të formojnë maja të ashpra.
Hedhim të bardhat e vezëve në brumë. E hedhim në tepsinë e përgatitur. E spërkasim sipër me 1 lugë gjelle sheqer që ka mbetur.
E pjekim kekun për 50 minuta.
Ju befte mir!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.