Kek me Çokollatë dhe Vanilje

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1 filxhan çaji sheqer pluhur
1/2 filxhan çaji gjalpë
2 vezë
2 lugë çaji pluhur vanilje
2 filxhan çaji miell
1 lugë çaji pluhur pjekës
1/2 filxhan çaji qumësht
3 filxhan kafeje sheqer pluhur
1/2 filxhan çaji margarinë
2 lugë çaji vanilje
150 gr çokollatë (e shkrirë)
3 lugë gjelle qumësht

Përgatitja:
Parangrohni furrën në 175 gradë C. Në një tavë pjekjeje shtroni në letër pjekjeje dhe spërkateni me pak miell. Në një tas mesatar shtoni sheqerin dhe gjalpin. Përzieni së bashku.
Më pas shtoni vezët dhe rrihini njëra pas tjetrës. Hidhni dhe vaniljen. Përzieni miellin me pluhurin pjekës dhe shtojani përzierjes. Përzieni mirë në mënyrë që të mos krijohen kokrriza. Shtoni qumështin dhe përzieni sërish.
Hidheni brumin në tavë dhe vendoseni të piqet për 40 minuta në 180 gradë C. Në një tas tjetër përgatisni kremin, shtoni sheqerin, margarinën, vaniljen, çokollatën e shkrirë dhe qumështin.
Përzieni me ndihmën e një rrahësi derisa të krijohet një krem i butë dhe i qëndrueshëm. Nxirrni kekun nga furra dhe lëreni të ftohet. Sipër shtoni kremin dhe vendoseni në frigorifer, lëreni të qëndrojë 2 orë.

Ju befte mir!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakMuffins
Artikulli tjetërKrem Brulee

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu