Perbersit:
- 250 gr grizë/ermik/semolina
- 150 gr arra të bluara
- 250 gr sheqer Kristal
- 100 ml vaj
- 100 ml qumësht
- 2 vezë
- 2 molla
- 1 pluhur pjekurinash.
Pergatitja:
Së pari rrahim vezët me sheqerin mirë, pastaj shtojmë vajin e qumështin dhe e rrahim masën sërish mirë me tel kuzhine.
Pastaj shtojmë grizën, arrat, pluhurin për pjekurina dhe mollët e grira në rende.
Të gjithë përbërësit i bëjmë bashkë dhe i lëmë të pushojnë derisa të ngrohet furra në 200 gradë.
Pastaj, tavën ku do të zbrazim brumin e mbulojmë me letër kuzhine. Hedhim brumin në të dhe në momentin që e vendosim tavën në furrë, e ulim temperaturën në 180 gradë.
Ëmbëlsira piqet për rreth 30 minuta.
Pastaj e lëmë të ftohet.
Pas ftohjes e mbulojmë me glazurën e bërë nga 100 gr cokollatë dhe 2 lugë vaj të shkrira në avull.
Para servimit, ëmbëlsira ftohet mirë.
Ju bëftë mirë.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.