Përbërësit:
- 300 gr miell,
- 200 gr sheqer,
- 3 vezë,
- 1 bustinë maja pluhur,
- 1 lugë kafeje kanellë,
- 1.5 dl qumësht i plotë,
- kripë.
Përgatitja:
Rrihni me një mikser elektrik ose me rrahëse vezët bashkë me sheqerein, shtoni miellin e situr, majanë qumështin, pak kripë, kanellën dhe vazhdoni ta punoni derisa të krijoni një përbërje homogjene
Lyeni me gjalpë një tave me diametër 26 cm, spërkateni me miell dhe shtoni përbërjen. Niveloni sipërfaqen me spatul dhe piqeni për 40 minuta në furrë të ngrohur në 180 gradë. Lëreni të ftohet dekorojeni me sheqer pluhur ose sipas dëshirës suaj dhe servireni.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.
ADVERTISEMENT