Perbersit:
3 lugë të gjellës sheqer
1 lugë ujë
1 lugë të çajit lëng limoni
25 gr gjalpë
PËRMBI
3 molla
PËR BRUM
2 vezë
1 gotë të çajit sheqer
gjysmë gote lëng portokalli
gjysmë Pluhur pjekje
1,5 gota miell
gjysmë gote të çajit arra.
Pergatitja:
Fillimishtë e përgatisim karamelën, sheqerin, lëngun e limonit dhe ujin e derdhni në një tenxhere, tenxherën e vëmë në zjarr.
E përziejmë glazurën në tenxhere derisa ta përfitojmë një karamel, pastaj ia shtojmë gjalpin dhe e vazhdojmë përzierjën.
Karamelën e përfituar e derdhim në tepsi përmbi ia vendosim mollat e qërruara dhe të prera në fleta të holla.
Vezët dhe sheqerin i rrahim në një enë të thellë, pastaj ia shtojmë lëngun e portokallit dhe përbërësit e tjerë të mbetur.
Glazurën e përfituar e derdhim tek ena e pjekjës dhe e vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius për rreth 15 minuta pjekje.
Pas pjekjës e kthejmë enën në anën e kundërt dhe kekun e përfituar e premë në copa për shërbim.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.