Perbersit:
4 vezë
1,5 gota sheqer
1 gotë qumësht
Gjysmë gote vaj
1 lëvore limoni
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
2,5 gota miell
gjysme gote çaji mak
PËR TA LYER ENËN:
1 lugë gjalpë
1 lugë miell.
Pergatitja:
Fillimishtë i derdhni në një enë vezët dhe sheqerin, e përzieni me mikser derisa të shkumojë.
Pastaj ia shtoni qumështin, vajin vegjetal dhe përbërësit e tjerë me rend.
Glazurën e përzieni rreth 5 minuta, enën e pjekjës e lyeni me gjalpë dhe miell.
Enën e pjekjës e vendosni në furrë për pjekje të qëndroj rreth 2 minuta, pastaj e merrni dhe e derdhni glazurën e përgatitur.
Kekun e pjekëni në temperaturë 180 gradë celsius për 35 minuta.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.