Perbersit:
- 3 molla
- 1 gotë çaji sheqer i kaftë.
- 1 lugë gjalpë
- 1 vanilje
- 1 gotë arra
- 1 lugë kanellë
PËR KEK:
- 3 vezë
- 1 gotë sheqer
- 1 gotë vaj vegjetal
- 2 gota miell
- 1 Pluhur pjekje
- 1 vanilje
- 1 gotë çaji çokollatë.
Pergatitja:
Në një tigan e derdhni gjalpin e shkrini së bashku me sheqer të kaftë.
Mollat i preni në copa të vogla, pastaj i shtoni në tigan së bashku me kanellë, copa të arrave dhe vanilje.
Pasi ti fërgoni mirë mollat i largoni nga zjarri, filloni ta përgatisni kekun.
Vezët dhe sheqerin i derdhni në një enë dhe i përzieni me mikser, pastaj ia shtoni vaniljën, vajin vegjetal, miellin dhe e vazhdoni përzierjën me mikser.
Enën e pjekjës e lyeni me vaj dhe miell, glazurën e përgatitur e derdhni tek ena e pjekjës, përmbi ia shtoni copëzat e çokollatës dhe përzierjën e mollave.
Kekun e vëni në furrë për pjekjë në temperaturë 175 gradë celsius për rreth 40-45 minuta.
Pas pjekjës kekut përmbi ia derdhni sheqer pluhurin.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.