Kek me Qokollatë dhe Arrë Kokosi

spot_imgspot_img

Përbërësit:

  • 4 vezë,
  • 200 gr sheqer,
  • 250 gr gjalp,
  • 200 gr miell,
  • 100 gr niseshte,
  • 100 gr çokollatë e zezë e grirë,
  • 6-7 lugë kakao e hidhur,
  • 1 pluhur fryrës,
  • 2 lugë qumësht,
  • esencë vaniljeje.

Për zemrën me arrë kokosi duhen:

  • 100 gr arrë kokosi e grirë,
  • 2-3 lugë pana,
  • 100 gr sheqer
  • 1 lugë niseshte
  • 1 e bardhë veze

 

Përgatitja:
Rrahim gjalpin e butë me sheqer dhe esencën e vaniljes. Shtojmë vezët një nga një duke vazhduar rrahjen. Shtojme miellin, kakaon, çokollatën e grirë, qumështin, niseshtenë dhe pluhrin fryrës dhe realizojmë një brum homogjen.
Në një enë tjetër rrahim të bardhën e vezës derisa të jetë e qëndrueshme. Shtojmë sheqerin, arrën e kokosit, panën dhe niseshtenë dhe e përziejmë me delikatesë.
Në një tavë të lyer me gjalp dhe të spërkatur me miell, hedhim gjysmën e brumit me çokollatë dhe në mes brumin me arrë kokosi.
Sipër hedhim pjesën tjetër të brumit me çokollatë dhe e pjekim në 170°- 180° për rreth 60 minuta. Sipas dëshirës mund ta spërkasim me sheqer pluhur.


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKadaif me Arra
Artikulli tjetërShporta me Krem Kafe

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu