Përbërësit për kremin:
500 gr krem qumeshti (hopla ose pana)
1 kuti me qumesht te kondensuar, panda (zaharuho gala)
2 luge mjalte
2 luge buding
Për pandispanjen:
9 veze
10 luge sheqer
10 luge mjell (farina qe fryeht vete)
Përgatitja:
Ndajme te verdhat nga te bardhat, rrahim te verdhat me 5 luget sheqer, me pas rahim dhe te bardhat me 5 luget e tjera te sheqerit.
Kur te bardhat te jene rrahur plotesisht sa mos bien nga teli, i bashkojme me masen e vezve te verdha, shtojme miellin pak nga pak dhe hedhim ne forme te rrumullakte sasine ne forme, shtroni leter furre, sapo te piqen e leme te pakten 2 ore te ftohet me pas presim ne tre pjese pandispanjen.
Kremi:
Vendosim qumeshtin panda reth 2 ore ne ngrirje, me pas rrahim krem qumeshtin me qumeshtin panda, shtojme mjaltin, budingun dhe e rrahim deri sa te mos bjere nga teli.
Shtrojme ne pjatele nje pjese pandispanje, nje shterse nga kremi e keshtu me radhe deri sa te dalim ne krye.
E zbukurojme me korne anembane nga siper mund te shtoni leng cokollate dhe ndonje frut sipas deshires tuaj.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.