Perbersit:
2 vezë
1 gotë të çajit sheqer
1 gotë të çajit qumësht
1 filxhan vaj
1 vanilje
1 Pluhur pjekje
2,5 gota të çajit miell
NË BRENDËSI
100 gr Krem
100 gr çokollatë.
Pergatitja:
Vezët dhe sheqerin i derdhim në një enë dhe i përziejmë me mikser.
Pastaj ia shtojmë qumështin, vajin, vaniljën, pluhur pjekjën, miellin dhe e vazhdojmë përzierjën me mikser.
Gotat e letrës i mbushim me këtë përzierje, duke ia lënë një rend bosh.
Gotat i vëmë në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius, pas pjekjës së kekave të vogël, ia largojmë letrën.
Për krem, qumështin e derdhim në një tenxhere dhe ia vendosim çokollatan për shkrierje.
Kekat ia largojmë pjesën e sipërme, brendësinë ia largojmë dhe ia derdhim kremin e përgatitur.
Pjesën e larguar më parë ia vendosim, përmbi ia hedhim sheqer pluhurin dhe i shërbejmë.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.