Perbersit:
3 vezë
1 gotë sheqer pluhur
1 gotë qumësht
gjysmë gote vaj vegjetal
1 Pluhur pjekje
1 vanilje
2 gota miell
2 lugë kakao
PËRMBI
100 ml Krem
100 gr çokollatë.
Pergatitja:
Vezët dhe sheqerin i derdhni në një enë dhe i rrahni derisa të përfitoni një lloj kremi.
Pastaj ia shtoni qumështin, vajin vegjetal dhe përbërësit e tjerë.
Tenxherën e lyeni me margarinë dhe e derdhni glazrurën e përgatitur në të.
3-4 shtresa folje i shtroni tek pllaka e shporetit dhe tenxherën e vëni për pjekje.
Rreth 30 minuta e pjekni kekun pa e hapur kapakun e tenxherës.
Kremin e vendosni në tigan dhe e shkrini çokollatën në të.
Kekut të pjekur, përmbi ia derdhni kremin e përgatitur dhe e zbukuroni me frutat tuaj.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.