Kek Role me Reçel

spot_imgspot_img

Perberesit:
5 veze,
110 gram sheqer,
110 gram miell,
vanilje,
2 luge kafeje fryres embelsirash,
Pak kripe,
Recel luleshtrydheje (lloji sipas deshires suaj),
Arre kokosi.

Pergatitja:
Ndani te verdhat e vezeve nga te bardhat. Ne nje tas hidhni te verdhat dhe shtoni sheqerin duke lene menjane pak sheqer per te rrahur menjane te bardhat e vezeve.
Rrihni te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te dyfishohet volumi. Ne nje tas perzieni miellin vaniljen pluhur fryresin e kripen te cilat do i hidhni pak nga pak te masa me te verdhat e vezeve e me sheqer. Ne nje tas tjeter hidhni te bardhat e vezeve dhe me sheqerin e hequr menjane i rrihini derisa te behet shkume. Ate e hidhni  pak nga pak te masa e pergatitur me pare duke e perzier me nje spatul me levizje nga lart- poshte. Ne kete menyre do te keni nje perzierje homogjene.
Masen do e shtroni ne nje tepsi ne te cilen do vendosni me pare nje leter pjekjeje ne menyre qe brumi mos ngjitet. Piqeni ne furre ne 180 grade per 10 min. Pas kesaj kohe hiqeni nga furra ,shtroni nje cope pak te lagesht ku ne te shtroni masen e pjekur. Hiqni letren e pjekjes nga pjesa e poshtme e saj e me ndihmen e copes qe keni vendosur e rrotulloni dhe e lini te ftohet. Pasi eshte ftohur, ngadale hapeni  brumin e pjekur. Lyeni siperfaqen e tij me mbushje sipas deshires me cfaredo lloj receli qe deshironi duke e rrotulluar serish ngadale. Lereni per nje ore embelsiren ne frigorifer e me pas mbulojeni te gjithen me grimca arre kokosi.
Ju befte mire!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakBiskota në Formë Zemre
Artikulli tjetërKek

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu