Përbërësit:
1 kg miell,
1 gotë e gjysmë uji sheqer,
një gotë uji gjalpë i freskët,
2 filxhanë kafe,
6 kokrra vezë,
1 filxhan çaji lajthi te bluara,
2 filxhanë kafeje karamel,
1 lugë gjelle sheqer pudër.
Përgatitja:
Në një enë/tas porcelani ose plastike rrihen vezët me sheqer derisa vëllimi i tyre të rritet dy herë e gjysmë, shtohet miell dhe përzihet me kujdes. Veçan shkrihet gjalpi dhe me të përzihen lajthiat e grira. E gjithë kjo masë hidhet në brumë duke e përzier me kujdes.
Pastaj brumi hidhet në tavë me korrent duke i vënë në mes formën e cila lyhet me gjalpë dhe pudroset me miell. Pas pjekjes lihet të ftohet, pastaj hiqet nga tava duke e përmbysur kekun, hiqet forma e mesit dhe pudroset me sheqer pudër.Zbukurimi sipas deshires un kam vendosur ta bëj me karamel.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.