Përbërësit:
1 gotë qumësht i vakët, 1 gotë ujë, 1 vezë, 1 lugë të gjellës vaj, gjysmë maje, 2 lugë të gjellës sheqer, 1 lugë kripë, 5 gota miell.
Për ta lyer:
gjalpë.
Në brendësi:
djath.
Përgatitja:
Majën, qumështin e vakët, ujin, sheqerin i derdhni në një enë dhe e përzieni.
Pastaj ia shtoni përbërësit e tjerë me rend, do ta përfitoni një brumë të butë.
Brumin e ndani në 8 pjesë, i hapni petët dhe i lyeni me gjalpë, duke i vendosur një mbi një.
Brumin e premë nëpër shirita të hollë, 20 kifle do ti përfitoni nga kjo masë, ia vendosni djathin dhe kiflet i bëni në formë role.
Kiflet i lyeni më të kuqët e vezës dhe i vëni në furrë për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.