Kifle me djathë – Receta

spot_imgspot_img

Përbërësit:
1,5 gota qumësht
gjysmë gote vaj vegjetal
1 vezë
1 maje
1 lugë kripë
1 lugë të gjellës sheqer
4 gota miell
PËRBËRËSIT E BRENDSHËM
250 gr djathë
gjysmë tube majdanoz
PËR TI LYER
100 gr gjalpë
2 vezë
1 lugë të çajit sheqer pluhur

Pergatitja:

Majën, qumështin dhe një lugë sheqer e derdhni në një enë dhe e përzieni.

Vajin vegjetal, vezën, kripën dhe miellin dalë nga dalë ia shtoni glazurës, brumin e përfituar e lëni rreth 30 minuta në pritje.

Brumin e ndani në copa të vogla, secilën pjesë e hapni dhe e lyeni me gjalpë, pjesët e hapura i vendosni një mbi një.

Petët e brumit i hapim të gjitha me t’hollues së bashku, i ndajmë në 12 pjesë dhe ia vendosim përbërësit e brendshëm kifleve dhe ia japim formën.

Kiflet e formuara i vendosni në tepsi, ku i lëni në pritje rreth 1 orë të qëndrojnë, pas pritjës i lyeni me vezë dhe pak sheqer pluhur, i vëni në furrë për pjekje.

Ju bëftë mirë!


© 2021, Emathja.com. All rights reserved.

Abonohu

spot_imgspot_img

Te ngjashme

spot_imgspot_img
Artikulli paraprakKifle të buta për fëmijë
Artikulli tjetërKifle pa veze receta

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu