Përbërësit:
- 450 gr miell,
- 200 ml qumësht,
- 2 te kuq te vezes,
- 80 gr gjalpë të shkrirë,
- 7 gr majë buke,
- 3 lugë mjalte,
- 1 lugë çaji kripë.
Për brumin:
- 400 ml qumësht,
- 40 gr nisheste,
- 2 te verdha te vezes,
- 1 pako sheqer vanilje.
Hapat:
Marrim një enë dhe shtojmë miellin, kripën dhe majën.
Shtojmë qumështin e vakët me të verdhat e vezëve dhe mjaltin.
Gatuajmë brumin, në fund shtojmë gjalpin e shkrirë, brumin e fituar e lëmë në ambient të ngrohtë derisa të dyfishohet.
Për krem, shtojmë 250 ml qumësht në tenxhere dhe e lëmë të vlojë.
Me qumështin e mbetur, trazojmë niseshtën, sheqerin, të verdhat e vezëve dhe vaniljën.
Masën e fituar ia shtojmë qumështit pak para vlimit, e përziejmë mirë vazhdimisht derisa të trashët.
Kremin e fituar e lëmë anash të ftohet, pasi brumi të jetë dyfishuar e t’hollojmë në trashësi rreth 5-6 mm në formë drejtkëndëshe.
E lyejmë me kremin e ftohur, pastaj rrotullohet në formë të rrolladës, rroladën e fituar e presim çdo 1-5 cm, i vendosim në tepsi të shtrira.
I lëmë të pushojnë rreth 20 minuta, kiflet i pjekim në temperaturë 200 gradë celsius.
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.