Përbërësit:
150gr gjalpë, 1 gotë të çajit vaj vegjetal, 1 gotë të çajit sheqer pluhur, 1 gotë të çajit jogurt, 1 vezë, gjysmë Pluhur pjekje, 1 vanilje, 4 gota miell.
Përbërësit e brendshëm:
3 molla, 1 gotë të çajit sheqer pluhur, 1 gotë të çajit arra, 1 lugë të gjellës kanellë.
Përgatitja:
Mollat bëni ne rende dhe i vendosni në një tigan për fërgim rreth 10 minuta, përmbi ia shtoni sheqer pluhurin dhe e përzieni.
Tiganin e largoni nga zjarri ia shtoni kanellën, arrat dhe e përzieni e gjithë glazurën.
Për brumë të gjithë përbërësit i derdhni në një enë dhe i përzieni mirë njërën me tjetrën.
Brumin e lëni në pritje rreth 1 orë, pas pritjës së nevojshme brumin e vendosni në tavolinë, e hapni ia vendosni përbërësit e brendshëm.
Kifleve ia japni formën tuaj të dëshiruar ose sikur në fotografi, i rëndisni në tepsi për pjekje në temperaturë 180 gradë celsius.
Pas pjekjës përmbi i hedhni sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë!
© 2021 – 2023, EMATHJA. All rights reserved.